05:40 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lëvizja për Universitetin i përgjigjet Manastirliut: Ja faktet se ke përkthyer fjalë për fjalë punimin e diplomatit afrikan

13:57 | 04/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lëvizja për Universitetin i përgjigjet Manastirliut: Ja faktet se ke përkthyer fjalë për fjalë punimin e diplomatit afrikan

Lëvizja për Universitetin i është përgjigjur deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila e cilësoi si shpifje denoncimin e tyre se ministria ka përkthyer fjalë për fjalë punimin e diplomës.

Lëvizja për Universitetin me anë të një shkrimi në rrjetet sociale shpjegon se çfarë është plagjiatura dhe sa herë takohet ajo në materialin e doktoraturës së ministres.

Lëvizja për Universitetin thekson se Manastirliu ka përkthyer FJALË PËR FJALË paragrafët e diplomantit Fannie Mnisi, pa e përmendur askund emrin e tij në referenca.

NË PËRGJIGJE TË MINISTRES MANASTIRLIU

Meqënëse Ministrja na akuzon se po krijojmë insinuata dashakeqe, na lind detyra të qartësojmë, edhe për publikun e gjerë, se çfarë është plagjiatura dhe sa herë takohet ajo në materialin e doktoraturës së zonjës Ministre.

Për ta nisur me pikën e parë, po i referohemi përcaktimit të plagjiaturës nga tre universitete të rangut botëror: Yale, Oxford dhe MIT. Në tekstin në vijim – edhe pse jo një punim shkencor – do përdorim referenca të sakta për të ilustruar se çdo të thotë të MOS bësh plagjiaturë.

Kështu, origjina e fjalës vjen nga gjuha latine dhe nënkupton fjalën “rrëmbim”, por plagjiatura sot në ambientet universitare është një shkelje që, për shembull, në universitetin Yale ndëshkohet me përjashtim për dy semestra [1]. Në botën akademike plagjiatura nënkupton përvetësimin e punës, të fjalëve apo të konkluzioneve që ka përdorur më parë dikush tjetër duke i paraqitur ato si punë personale. Sipas MIT, në “SHBA ligji i të drejtës së autorit (copyright) nuk mbron ide apo fakte, por mbron shprehjen specifike, origjinale të një ideje me fjalë apo me imazhe, kur ato shprehen në një formë të kuptueshme.” [2]

Plagjiatura merr forma të ndryshme, siç i liston faqja e Oxford University [3], si më poshtë:
• Përdorimi fjalë për fjalë i një fjalie apo teksti pa përdorur thonjëza (çka evidentojnë se togfjalëshi është citim, si rasti në fjalinë më sipër) dhe pa përmendur burimin.
• Prerja dhe hedhja (copy-paste) e materialit nga interneti, përsëri, pa përmendur burimin.
• Parafrazimi i punës së dikujt tjetër vetëm duke ndryshuar pak fjalë, por pa ndryshuar linjën e tyre të argumentimit, e sigurisht pa e përmendur autorin.
• Vetë-plagjiarizëm, kur përdor të njëjtat ide dhe argumente duke “kopjuar” punën tënde të mëparshme.

Nëse i rikthehemi rastit të doktoraturës së Manastirliut, ajo ka përkthyer FJALË PËR FJALË paragrafët e diplomantit Fannie Mnisi, pa e përmendur askund emrin e tij në referenca. Kështu, ndërkohë që Mnisi ka shtjelluar me fjalët e veta përfundimet në të cilat kanë arritur studiues të tjerë para tij, që i shërbejnë punës së tij, duke i përmendur studiuesit në tekst dhe në referencat në fund, ministrja i ka rënë shkurt duke përvetësuar këtë shtjellim e duke e kaluar si të sajin. Në këtë rast, plagjiatura nuk është ndaj studiuesve që citohen, por ndaj Fannie Mnisit që ka bërë sintetizimin e ideve apo përfundimeve të tyre.

Ministrja thotë se këtë e ka bërë vetëm për pjesën “teorike” dhe jo për atë “praktike” dhe se ne i referohemi “4-5 citimeve”. Në fakt, thuajse kudo në tekst ku përmendet një autor i huaj, paragrafi është kopjuar ose nga puna e Fannie Mnisit, ose nga autorët indianë Dinesh Kumar dhe Babu J. Alappat [4], siç tregojnë fotot në vijim (as autorët në fjalë nuk përmenden në referenca). Kjo ndodh të paktën në dhjetë paragrafë të ndryshëm në dy kapitujt hyrës të doktorturës. Te pjesa “praktike” nuk mund të aludojmë, por duket se në teori Ministrja merr notë ngelëse për shkak se ka kopjuar.

Një Ministër të mirë nuk e bën doktoratura, por nëse dikush gënjen kur vendos gurin e themelit të vet akademik apo profesional, nuk ka integritetin moral të drejtojë Ministritë e vendit.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Ogerta Manastirliu
Pas

”As flijimin nuk ia lejuan, spektakli do përsëritet në shtëpinë e atyre që i lanë vetëm”

Para

Operacione? Nora Istrefi ndryshon drastikisht pamje dhe fansat janë të bindur se është kopja e Adelina Ismailit

Para
Operacione? Nora Istrefi ndryshon drastikisht pamje dhe fansat janë të bindur se është kopja e Adelina Ismailit

Operacione? Nora Istrefi ndryshon drastikisht pamje dhe fansat janë të bindur se është kopja e Adelina Ismailit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.