Menjëherë pas mbylljes së protestës së opozitës, pritet që të bëhet një mbledhje urgjente e kryesisë së Partisë Demokrtatike bashkë me aleatët e Bashës në selinë blu rreth orës 22:30 minuta.
Ndërkohë që protesta është zhvendosur nga Bulevardi para kryeministrisë drej godinës së Parlamentit nuk është shqooqëruar tensione apo përplasje qoftë edhe sporadike siç jemi mësuar ti shikojmë kohët e fundit.
Ndërkohë, sipas një deklarate të bërë nga Gazment Bardhi, protesta nuk do të zhvendoset tek drejtoria e Poliçisë së Tiranës, ku mbahet i arrestuar ish-deputeti Bardh Spahia.
Ndërkohë ende nuk është bërqë e ditur se a do të ketë protesta të tjera si dhe rreth asaj çfarë do të vendoset në këtë mbledhje që do të zhvillohet.