10:38 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lëvizja Vetëvendosje, Svelça: Kosova, i vetmi vend që në këmbim të liberalizimit të vizave po i kërkohet të falë territor

20:09 | 22/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lëvizja Vetëvendosje, Svelça: Kosova, i vetmi vend që në këmbim të liberalizimit të vizave po i kërkohet të falë territor

Xhelal Svelça, deputet i Vetëvendosjes në një lidhje të drejtpërdrejt me studion e Fax News është shprehur se marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk duhet të kalojë ditën e nesërme në Kuvendin e Kosovës

“Ky proces po zgjat 3 vite. Njëherë kemi pas një komision qeveritar, rezultatet e të cilit Vetëvendosje i ka luftuar së bashku me qytetarët e Kosovës me një peticion që është nënshkruar nga 250 mijë firma në vitin 2015.

Qeveria e re ka krijuar komision të ri që ka gjetë shkelje të rënda penale e që ka hedhur poshtë punën e komisionit të kaluar. Për shak të presionit ndërkombëtar ndaj Hashim Thaçit, qeveria po mundohet që përmes një deklarate të nënshrkuar mes Thaçit dhe presidentit të Malit të Zi, ta rikthejë sërish këtë proces.

 Në vend që kufiri i vitit 1974 vetëm të demarkohet, në fakt ka ndodhur përmirësim nga të dyja komisionet pa lejen e parlamentit dhe pa transparencë. Mund të ketë ndodhur sepse komisioni shtetëror të ketë pranuar kushtet e vendosura nga Mali  i Zi pa kundërshtim.

Ne jemi për marrëdhenie të fqinjësisë së mirë me Malin e Zi dhe për përcaktimin e kufirit por jo për humbjen e 8200 hektarë të Kosovës. Është vërtetuar shkencërisht nga ekspertë të Kosovës që Demarkacioni sjell 8200 hektarë humbje. Ne mendojmë që Kosova është tepër e dobët për të humbur territor. Ajo çka ka ndodhur me këtë proces është një deklaratë nga dy presidentët që thjesht do të bëjmë ndonjë korrigjim në vogël aty këtu në kufirin e vitit 1974. Ata 8200 hektarë janë tokë gjeografikisht e rëndësishme sepse ka potencial të madh dhe përfshin majat e maleve.

Ne nuk mendojmë se duhet të japim territor që të na liberalizohen vizat. Kosova është i vetmi vend që përballet me këtë kërkesë, asnjë vend tjetër evropian nuk i kërkohet të japë territor, ne jemi për demarkim kufiri jo për dhënie territoresh.” – është shprehur Svelça ndër të tjera në lidhje direkte me Fax News.

(E.L/Faxweb)

Pas

Aksidenti misterioz me dy të vdekur në Maminas, zbulohen detaje të reja, shtohen dyshimet për vrasje me dashje

Para

Baçe: Akademia e Shkencave propozuar nga Ministria, si Harri Poteri që u nis nga platforma 9 e 3/4

Para
Baçe: Akademia e Shkencave propozuar nga Ministria, si Harri Poteri që u nis nga platforma 9 e 3/4

Baçe: Akademia e Shkencave propozuar nga Ministria, si Harri Poteri që u nis nga platforma 9 e 3/4

Discussion about this post

 



Të Fundit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

Tiranë/Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë, një tjetër në kërkim

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.