Lëvizja Zgjidhja përshëndet deklaratat e djeshme të PDIU-së, si konstruktive dhe të përgjegjshme dhe i konsideron ato, një kontribut të vlefshëm për zgjidhjen e krizës politike.
Po kështu ajo përshëndet edhe deklaratat dhe vlerësimet politike për daljen nga kjo krizë të deputetes Mesila Doda të bëra mbrëmë në emisionin “Opinion”.
Lëvizja “Zgjidhja” paralajmëroi qysh në fillim të kësaj krize se reforma zgjedhore është mëma e të gjitha reformave, se ajo është e pashmangshme dhe duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të garantojë standardet e vendeve të civilizuara të Europës për zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme.
“Zgjidhja” gjithashtu i propozoi asamblesë dhe kongresit të PS-së shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 18 qershorit për në vjeshtë dhe krijimin e një qeverie të shumicës së majtë që u jep besim forcave politike dhe qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor. (J.V/Shuplaka)