Antonio Conte është shkarkuar zyrtarisht nga Chelsea dhe do të zëvendësohet nga ish-bosi i Napolit, Maurizio Sarri.
Italianit ditën e djeshme i është komunikuar vendimi zyrtar, ndërsa para pak minutash Chelsea ka publikuar deklaratën ku konfirmohet shkarkimi i teknikut, shkruan “Football-Italia”.
“Chelsea Football Club dhe Antonio Conte kanë ndërprerë bashkëpunimin,” thuhet në deklaratën zyrtare.
“Me Conten në klub, ne fituam titullin e gjashtë të ligës dhe të tetin në Kupën FA. Në sezonin fitues të titullit, klubi vendosi 30 fitore dhe gjithashtu një rekord të klubit me 13 fitore të njëpasnjëshme të ligës”.
“I urojmë Antonio Contes sukses në karrierën e tij të ardhshme”, përfundon reagimi zyrtar.
Sipas mediave britanike brenda 24 orëve të ardhshme Sarri do të mbërrijë në Londër për të nënshkruar kontratën e re me Chelsean.