Lëvizje surprizë në merkato! Portieri i Kombëtares, U-21, Marko Alia do të vijojë karrierën në Serinë C italiane.
Klubi i Lacios, që disponon edhe kartonin e 21-vjeçarit shqiptar, ka vendosur ta huazojë te skuadra e Monterosi Tuskia.
Alia së bashku me mbrojtësi Borri janë huazuar nga drejtuesit e skuadrës laciale drejt Monterosit, për të fituar eksperiencë në Serinë C italiane.