Gjatë paradites së sotme ka pasur zhvillime nga çështja ‘’Tahiri”, Prokuroria ka marrë në pyetje truprojën e ish-ministrit të brendshëm.
Truproja është thirrur me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi.
Po ashtu në pyetje janë marrë dhe dy efektivë të Policisë së Vlorës.
Saimir Tahiri është përmendur jo pak herë së fundi, për shkak se mendohet të jetë vendosur si kush arrestimi i tij nga ana e Gjermanisë, në mënyrë që të çelen negociatat në muajin qershor.
Vetë Tahiri është rikthyer dy javë më parë në Kuvend, ku krijoi jo pak zhurmë me deklaratën e tij se nuk kishte bir nën dhe bir kurve që ta ndalnin atë në gjetjen e drejtësisë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post