Eno Popin jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në emisionin “Wake up”çdo mëngjes në Top Channel.
Por duket se tashmë ka ardhur koha ta lë këtë emision.
Burime të sigurta për “Blitz.al” bëjnë me dije se Eno Popi nuk do të jetë më moderator i “Wake up” por do të drejtojë emisionin “Kutia e Fundit”, pasi Top Channel ka blerë patentën e këtij “game show”.
Kujtojmë se më herët “Kutia e Fundit” ka qenë një emision shumë i famshëm në Tv Klan, drejtuar nga Enkel Demi e që asokohe pati shumë bujë.
Mbetet vetëm të shohim se si do të jetë versioni i Eno Popit në Top Channel, nisur nga sezoni i ri në shtator.
(E.V/Faxweb.al)