Në Tiranë janë arrestuar nga policia dy persona pasi kishin armë me vete. Almir Ismaili dhe R. D janë të arrestuarit të cilët kishin armë me vete dhe lëvzinin me një makinë të blinduar.
Theksojmë që R. D ka qenë i dënuar më parë me akuzën “Tentativë për vrasje”. Mbi ta rëndon akuza “Armëmbajtje pa leje”.
NJOFTIMI I POLICISË: Qarkullonin me armë zjarri pistoletë, arrestohen dy shtetas
Më datë 25.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Revolverët”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: – Almir Ismaili, 41 vjeç, banues në Tiranë, – R.D, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.
Në bazë të informacioneve që këta shtetas lëvznin me armë zjarri me vete është bërë organizimi i shërbimeve dhe ndalimi i tyre, të cilët lëviznin me një automjet të markës Audi A8 (i blinduar).
Nga kontrolli i ushtruar këtyre shtetasve i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri, pistoletë e markës SMITH & WESSON, – Një armë zjarri, pistoletë TT. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.
(J.V/Shuplaka)