Policia e Durrësit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 34-vjeçar nga Vlora që lëvizte i armatosur. Bëhet fjalë për Shpirag Siqecën 34 vjeç, të cilit gjatë kontrollit në lagjen Nr.13, Durrës, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: • një armë zjarri tip pistolet model 77B dhe • një kreher me 9 fishek të kalibrit 9 mm.
Arrestimi i tij është kryer nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me FNSH, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në terren, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)