Policia e Vlorës ka arrestuar një 33 vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje. Sipas policisë është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 33 vjeçarit E. D, banues në Shkodër.
33 vjeçari, rreth orës 23:30 të mbrëmjes është konstatuar nga shërbimet e FNSH së Fierit dhe Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Himarë, duke udhëtuar me një automjet në afërsi të një karburanti.
Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 8 fishekë, të cilën e mbante në brez.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”.