Roberto Mrruku 19 vjeç, banues në Durrës, është vënë në prangat e policisë së këtij qyteti pas kontrollit fizik të kryer.
Ai u vu në pranga ditën e djeshme rreth orës 11:45 pas kontrollit fizik të policisë, e cila i gjeti një mjet prerës, thikë, të cilën e mbante pa leje.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të zbatimit të planit të masave, për kontrollin e territorit dhe të personave, për armëmbajtje pa leje, kapjen e personave në kërkim apo mbi posedimin e sendeve të kundraligjshme, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, mesditën e djeshme, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
- Roberto Mrruku 19 vjeç, banues në Durrës.
Mrrukut, më datë 07.02.2017, rreth orës 11:45, në lagjen Nr.18, gjatë kontrollit fizik, Shërbimet e Policisë I kanë gjetur në trup një mjet prerës, thikë, të cilën e mbante pa leje.
Kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenin 279 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)