06:41 | 04/08/2025

Lewandowski qëndron i palëkundur te Barcelona, por klubi sheh mundësinë e një shitjeje fitimprurëse

Pavarësisht se në moshën 36-vjeçare, Robert Lewandowski mbetet ende në treg. Sulmuesi polak mbylli një super sezon me Barcelonën, si protagonist absolut në formacionin e Hansi Flick duke realizuar 42 gola në të gjithë kompeticionet. Shifrat dhe rendimenti i tij janë ende në një nivel shumë të lartë, duke bërë që për të të ketë ende klube që janë të gatshme të investojnë miliona euro.

Sipas mediave spanjolle, përfaqësues të ekipeve nga Arabia Saudite kanë takuar agjentet e Lewandowskit për të kuptuar nëse lojtari ka dëshirë të transferohet në Arabi. Leva është nën kontratë me Barcelonën edhe për një tjetër vit dhe dëshira e tij është të vijojë të luajë në nivele të larta, as që ka ndërmend të largohet nga Barcelona, të paktën jo për momentin.

Mundo Deportivo

Sulmuesi polak është shumë i kënaqur në Barcelonë, jo vetëm për faktin se është në qendër të projektit sportiv, por edhe sepse familja e tij ndihet shumë mirë në Barcelonë, janë përshtatur në mënyrë perfekte.

I frymëzuar nga C.Ronaldo, Leva beson se ka ende kohë për të luajtur në nivele të larta, për t’u transferuar më pas në Arabinë Saudite, mbase për të firmosur kontratë  e fundit të rëndësishme në aspektin ekonomik.

Ndryshe nga Lewandowski i cili është totalisht i bindur, Barcelona po tundohet jo pak nga ideja se mund të fitojë miliona nga shitja e polakut, një lojtar 36-vjeç dhe që për më tepër futet në vitin që i përfundon kontrata.

Para
 



Të Fundit