Emisioni i mbrëmjes së sotme “Open” ka filluar me debate të nxehta mes avokatit Spartak Ngjela dhe zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, teksa ishin duke diskutuar për paketën Anti-KÇK.
Ngjela tha se “Operacioni Forca e Ligjit” nuk është ligj por institucion, ndërsa zv.ministri i kërkoi të lexojë ligjin, teksa e akuzoi se nuk e ka lexuar, por duket se kjo e ka irrituar avokatin.
Ngjela paralajmëroi moderatoren Eni Vasili se nëse nuk e ndalon Hodajn së foluri, do të largohet nga studioja, ndërsa ajo u mundua të qetësojë situatën.
Pjese nga debati:
Ngjela: Nuk je para policëve që po flet këtu
Hodaj: Lexo Kushtetutën
Ngjela: Nuk bëj fare debat me ju. Policët i keni lënë rrugëve pa veshur… Dëgjo këtu. Rama të ka prurë ty këtu?
Vasili: Është zv.ministri i Brendshëm
Ngjela: Edhe ministrin s’do ta pranoja
Hodaj: Lexo nenin 101 të Kushtetutës. Iniciativa e qeverisë është koncept i njohur
Ngjela: Kushtetuta është interpretim teorik. Kushtetuta ashtu do thotë, tani më lërni ta vazhdoj. Komunizmi e quajti kapitalizmin krim të organizuar dhe shkatërroi kapitalin. Unë nuk lejoj policinë të na tregojë se kush është kapitali i saktë. Ai nuk ka krijuar një ligj, por një institucion, OFL. Fakti që ky ka gjithë këto probleme si ligj dhe nuk kalon në Parlamnet..
Hodaj: Kalon brenda 45 ditësh
Ngjela: Nuk kalon ore, do e rrëzojë Parlamenti…. Nuk ke të drejtë të ndërhysh!
Hodaj: Lexo ligjin!
Ngjela: Të lutem të vazhdoj. Kush je ti ore që më ndërpret?
Hodaj: Po nuk njeh ligjin.
Ngjela: Kush ta jep të drejtën? Hoxha i fshatit? Pushoje zonjë se unë ika!
Eni Vasili: Nuk ikën asnjë.
Ngjela: Iki zonjë se nuk është normale.