Tifozët shqiptarë të Real Madridit e kanë edhe një arsye me shumë që ta duan Cristiano Ronaldon.
Ai edhe njëherë ka treguar afërsinë me fansat duke i përshëndetur live në Instagram.
Kësaj radhe portugezi ka dërguar përshëndetje edhe për tifozët e Real Madridit që gjendën në Kosovë.
Në një video live të publikuar nga vet Ronaldo, ky i fundit dëgjohet duke thënë “I’m from Kosovo”, që në shqip do të thotë “Unë jam nga Kosova”.
Duket se një prej fansave i ka shkruar lojtarit në lidhjen e drejpërdrejt se është nga Kosova dhe këtë e ka lexuar Ronaldo.
Për më tepër, përshëndetjen e Ronaldos për Kosovën mund ta ndiqni në fillimin e videos që gjendet më poshtë, shkruan Telegrafi.
Ronaldo është ndër futbollistët më të pëlqyer ndër shqiptarët së bashku me Lionel Mesin. (B.H/Shuplaka)