Në prag të Krishtlindjeve, disa zona në Lezhë rezultojnë pa energji elektrike.
Burime i thanë Faxweb.al, se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra, përfshi Zejmenin dhe zonën e Tales.
Shkak për këto ndërprerje sipas Drejtorisë së OSHEE Lezhë, janë bërë reshjet e dendura dhe shtrëngatat e shiut.
Edhe në adresë të ish-Kryeministrit Sali Berisha, është dërguar një fotografi dhe mesazh për mungesën e energjisë elektrike për Krishtlindje.
Postimi:
(B.B/ Faxweb.al)