Prej mëngjesit të sotëm shumë fshatra të Lezhës janë në errësirë, ndërsa ende nuk ka një informacion mbi shkaqet e mundshme.
Gazetari i Fax News Martin Marku, raporton nga Lezha, ndërsa thotë se në errësisë kanë mbetur shumë fshatra, si: Grykë Manati, Manati, Tresh, Spiten, Markatomaj, Zejmen, Gajush, Pllanr dhe Berzanë.
Sipas tij, nga OSHEE nuk ka asnjë lajm të dhënë mbi këtë rast, pasi OSHEE Lezhë është pa drejtor, pasi Luan Rosaj nuk e mban më këë post.
Këto fshatra furnizohen nga fidri i Zejmenit, dhe në total janë rreth 12 fshatra që kanë probleme.
(B.B/ Faxweb.al)