Era e fortë dhe moti i keq kanë rrëzuar një kamion në aksin Lezhë-Milot.
Kamioni është rrëzuar dhe ka dalë nga rruga siç shihet në videon e mëposhtme.
Këto pamje janë të rralla, pasi nuk ka ndodhur më parë që në vendin tonë era e fortë të arrijë të rrëzojë një kamion.
Nuk dihet nëse automjeti ka qenë në lëvizje apo jo.
Moti i keq që ka përfshirë vendin prej disa ditësh ka shkaktuar probleme në disa qytete. Në Mirditë, reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje masive dheu dhe dëmtime të disa banesave.
Në Shkodër, gjendja vijon të jetë alarmante për shkak të përmbytjeve, ndërkohë që portat e hidrocentralit rrezikojnë të hapen, pasi kuotat e ujit po arrijnë nivele maksimale.
https://www.youtube.com/watch?v=u4-dWvEoAS0&feature=youtu.be
(F.G/Faxweb.al)