Në pranga ra edhe një i ri që kërkohej për vjedhjen e një furre buke po në këtë qytet, dy ditë më parë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë sot me dije (26 maj) se arrestuan në flagrancë të riun me dy identitete, A. S. alias A. B., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
“Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një vazo në të cilën ishte mbjellë një bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”, sqaroi policia vendore detajet e aksionit.
Kurse agjentët e Hetimit të Krimeve ndaluan D. K., 29 vjeç, banues po në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 24 maj ka vjedhur një shumë parash në një furrë buke.