Pas më shumë se 2 muaj qetësi, koronavirisi COVID-19 është rikthyer sërish në Lezhë. Para rreth një javë dolën pozitiv me COVID-19 një grua së bashku me femijen e sajë 7 vjeç, sipas epidemiolegeve lezhjan, infeksionin e kishin marrë në Pukë në një tubim familiare.
Sot në Lezhë ka dalë një person tjetër pozitiv, bëhet fjalë për një polic që shërben në burgun e Shënkollit. Sipas epidemiologeve dyshohet se polici në fjalë është infektuar nga i biri i cili është kthyer para disa kohësh nga Italia, që ka çuar në testimin e tij dy herë dhe në të dytin është diagnostikuar përfundimisht pozitiv.
Vala e parë e infeksionit COVID-19 në Lezhë ka prekur 14 persona, fatmirësisht të gjithë tani janë mirë nga ana shëndetësore. Më e të infektuarit e valës së dytë, numri i përgjithshem i të infektuareve me COVID-19 në teritorin e Bashkise Lezhe shkon ne 17 persona.
Kujtojmë se sot janë konfirmuar 66 raste të reja me Covid 19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të rasteve në 1788. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.
Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
(M.Q/Faxweb.al)