Shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë, është arretura në flagrancë pasi trergtonte në Shëngjin, në mënyrë të kundraligjshme jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, arrestohet në flagrancë një shtetas.
Mësohet se janë sekuestruar 528 kg produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej.
Sipas njoftimit të policisë ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe ” Fast Food-ve” në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore , duke fshehur të ardhurat.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtarë dhe personat e përfshirë.
Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(E.V/Faxweb.al)