I ftuar në studion e Fax News, dekani i FSHMT në UET Pirro Prifti ka diskutuar për debatin mbi Akademinë e Shkencave. Prifti shprehet se Shqipërisë i duhet një akademi shkencash me pak veta, me njerëz që i kanë dhënë kountribut vendit.
Prifti sqaron për gazetaren Armela Ferko problemet që ka Akademia e Shkencave në Shqipëri dhe ndalet edhe tek futja e LGBT në akademi, gjë që sipas tij nuk duhet të lejohet.“ Shqipëria edhe në kohën e luftës nga at Zef Pllumbi ka pasur një Akademi Shkencash. Edhe në kohën e partisë të punës. Ja çfarë mungon nga Artan Fuga që ka zërin më kritik. Fuga ka të drejtë, por ka probleme me vendosjen e pikave e neneve. Akademia në botën perëndrimore ka një kuptim më të kufizuar.
Është diçka që meret me anën kërkimore dhe shkencore. Kjo hallkë funksionon. Ka një tipar honorifik sesa insitucion që përshfin shumë elementë. Në Francë akademia ka 40 anëtarë. Edhe tek ne akademia duhet të jetë më tepër onorifike, sesa të paguhen njerëz të marrin rroga.
Sepse ka 11 univesitete publike, që marin fonde publike nga shteti. Akademia nuk duhet të jetë e varur nga qeveria, sepse do të jetë politike.”
A duhen më shumë investime në Akademi?
“Këtu kanë bërë shumë akademistë, shumë personazhe. Disa s’janë akademikë të vërtetë, por mund të ishin profesorë, doktorë. Duheshin njerëz që Shqipëria të nderohej tamam. Duhej të përzgjidheshin akademikët përkatës.
Të rinjtë s’mund të futen në akademi, se e shpërbëjnë akademinë. Duhen njerëz me përvojë.
Edhe në Francë nuk futesh dot kollaj në akademi.
Një problem i madh tek ne është gjuhësia që na është përvetësuar. Edhe institucioni që u bë në kohën e partisë të punës kishte një problem, Albanologjinë. Gjinushi e Fuga si kanë dhënë rëndësi projektligjit.”
Pse nuk duhen futur LGBT në akademi?
“Pjesa e LGBT nuk duhet vendosur, e shoh si pjesë të sëmurë të shoqërisë. Përsa i përket lirisë e të drejtave të tyre, është një pjesë e sëmurë.
Të vendosësh një LGBT në akademi është e parakohshme, sepse paragjykohet edhe vetë struktura në Shqipëri e paragjykon.”
Çfarë propozimi sillni?
“Një akademi duhet reformuar nga fillimi. Albanologjia duhet prioritet. Por mendoj që anëtarët e bashkëpunëtorët shkencorë mund të përfshihen qofshin publikë, qofshin privatë. Gjëja më e parë mund të ishte të fillonin të përzgjidhnin disa anëtarë të akademisë si onorifikë ose të pavdekshëm.
Në akademi mund të ketë e njerëz shumë të moshuar por që s’mund t’i përzesh sepse e bëjnë punën siç duhet.
Akademistët duhet të ishin më pak se 30 veta. Janë shumë 30 veta. Shqipëria nuk ka aq shumë figura të shquara. Edhe do të përzgjidheshin me shumë kujdes.
Një problem që ka shkatërruar akademinë është përzgjedhja e politikës. Është mirë që akademia të rrijë jashtë kësaj. Jam i mendimit që personat që janë përfshirë, ata që mund të ishin në akademi mund të jetojnë jashtë vendit. Këtu te ne ka ndodhur një fenomen i tillë, që personat me tituj shkencorë hyjnë me vështirësi në universitete.”