21:23 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Libër për Ibrahim Bashën që u vra në Lazarat. E motra: Ti vëlla, e flijove jetën në emër të paqes…

15:30 | 26/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Libër për Ibrahim Bashën që u vra në Lazarat. E motra: Ti vëlla, e flijove jetën në emër të paqes…

Një libër për Ibrahim Bashën, dëshmorin e Atdheut që u vra në Lazarat. Sot drejuesit kryesorë të Policisë së Shtetit kanë promovuar krijimin e Kujtim Boriçit dhe Arben Dukës “Heroizëm i shkruar me gjak atdhedashurie”.

“Ju faleminderit që fjalët e shpirtit i keni kthyer në shkronja. Kur flasin poetët komentet janë të tepërta, por sot ky aktivitet të obligon që edhe të komentosh.  Faleminderit Ibrahim që ishe pjesë fizike e jona dhe që tashmë do të mbetesh përjetësisht pjesë e shpirtit dhe burim frymëzimi për ne. Ti do të jesh përjetësisht në krye të detyrës sepse sakrifikove gjënë më të çmuar, jetën, për të mirën e komunitetit dhe të Atdheut. Vlerësim dhe mirënjohje për familjen e mrekullueshme Basha, të cilës i përcjell edhe në emrin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vlerësimet, përkrahjen dhe garancinë se do të jenë përherë të mbështetur, të përkrahur dhe në vëmendjen e Ministrisë së Punve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Sot është dita që krahas Ibrahim Bashës, të kujtojmë dhe vlerësojmë veprën e gjithë Dëshmorëve të Policisë së Shtetit”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako.

E motra e Ibrahim Bashës, tashmë në radhët e Policisë së Shtetit, mes lotësh theksoi se Ibrahimi ishte njeriu më i mirë që kishte njohur në jetën e saj.

“Ti vëlla, e flijove jetën tënde në emër të paqes dhe të qetësisë, në emër të atdheut. Ti besoje me gjithë forcën tënde tek ligji, tek uniforma, tek rregulli dhe u shndërove në simbol të përpjekjeve të çdo punonjësi policie, për vënien e rendit dhe respektimit të ligjit. Veprat e tua ishin të mëdha. Duke shpresuar se nje ditë do të të shohim përsëri unë jam dhe mbetem krenare për ty. Faleminderit”, tha mes emocioneve e motra.

Ibrahim Basha u vra gjatë një operacioni policor në Lazarat, mëngjesin e 24 qershorit të vitit 2015.(V.G/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”380″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: Bashahaki cakoibrahim bashalazarat
Pas

Formacionet zyrtare/ Arsenal – Bromwich, Xhaka e nis titullar

Para

Çelsi – Bournemouth, formacionet zyrtare

Para
Çelsi – Bournemouth, formacionet zyrtare

Çelsi - Bournemouth, formacionet zyrtare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.