20:19 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron ZRRE-në me padi ligjore nëse nuk anulon vendimin

13:02 | 30/05/2025
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Liberalizimi i tregut të energjisë, PDK paralajmëron ZRRE-në me padi ligjore nëse nuk anulon vendimin

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë ankesë të premten ndaj vendimit të rregullatorit të energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset e mëdha në vend, duke thënë se do të ngrejë padi në gjykatë, nëse nuk shfuqizohet vendimi brenda 15 ditëve.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha në një konferencë për media në Prishtinë se partia ka dorëzuar kundërshtim administrativ në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Ai tha se ZRRE-ja duhet ta pezullojë “menjëherë zbatimin e këtij vendimi, në të kundërtën pas 15 ditësh PDK-ja do të procedojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku do të kërkohet që sa më parë t’i vihet masë e përkohshme zbatimit të tij”.

Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor, dhe ai nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë.

Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Tahiri argumentoi se vendimi i ZRRE-së përbën “një goditje të rëndë ndaj ekonomisë së vendit, duke rrezikuar falimentime masive, rritje të papërballueshme të çmimeve dhe një valë të re inflacioni që godet qytetarët dhe konsumatorët”.

Ky vendim vlen për kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

“ZRRE ka vepruar pa marrë parasysh reagimet e shoqërisë civile, odave ekonomike dhe organizatave profesionale, dhe pa përmbushur as parakushtet që vetë i kishte përcaktuar për një proces të sigurt dhe të drejtë të liberalizimit të tregut”, tha Tahiri.

Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.

Kjo çështje i nxori në rrugë qindra përfaqësues të bizneseve të enjten, të cilët i bllokuan përkohësisht hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, për çka kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e kritikoi Odën Ekonomike të vendit duke thënë se ajo “nuk ka bërë asgjë” për t’i përgatitur ato për këtë proces.

ZRRE-ja qëndron pas vendimit të saj, duke thënë se ai mund të kundërshtohet vetëm përmes rrugëve ligjore.

Tahiri theksoi se “nuk ka kushte” për një treg të hapur, të drejtë dhe konkurrues.

“Situata bëhet edhe më alarmante për shkak të pozitës dominuese të KESCO-s në treg, ndërkohë që shumica e operatorëve të tjerë të licencuar nuk janë prodhues, por vetëm tregtarë të energjisë, që ofrojnë çmime deri në 280% më të larta”, shtoi Tahiri.

Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni.

Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre.

Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja.

Nga ZRRE-ja thonë se nga 1 qershori bizneset që nuk e kanë zgjedhur kompaninë tregtare- automatikisht dalin në këtë furnizues.

Pas

Berisha nostaligjik për diktaturën komuniste: Bënte organizim dhe administrim të përsosur zgjedhjesh! Ishin perfektë!

Para

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

Para
“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

"Kanë lidhje me Partinë Komuniste", Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.