Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas votimit të Parlamentit Europian që vendosi të liberalizojë vizat për Kosovën.
Kreu i Shtetit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur vendimin e PE duke shtuar se është shumë i lumtur për popullin e Kosovës.
Postimi i Metës:
Urime Kosovë!
Përshëndes vendimin e Parlamentit Europian për t’i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën!
Mesazh i qartë i perspektivës së saj europiane!
Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!