Ndonëse nuk ka patur asnjë konfirmim nga çifti në fjalë, flitet prej kohësh se Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu janë në një lidhje.
Dyshimet u shtuan më shumë kur kantautori dhe producenti i njohur e uroi publikisht për ditëlindjenë një nga klubet e natës në Kosovë.
Liberta është një nga moderatoret më të njohura kosovare dhe pjesë e rubrikës së saj në “Prive” ishte ish-e dashura e Florit, pikërisht Elvana Gjata.
Përsa i përket rikthimit të Elvanës në Shqipëri ajo e konsideron si rikthim pas dështimit në Amerikë duke thumbuar kështu hapur ish-të dashurën e Florit.
Kështu, në programin më të ndjekur të showbiz-it në “Klan Kosova”, Liberta, e cila është jo vetëm moderatorja, por edhe producentja e programit, transmetoi të shtunën një kronikë televizive ku analizonte në mënyrë të sofistikuar arsyen e kthimit të artistes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në terma të tjera, ajo la të kuptohej se kjo eksperiencë mund të konsiderohej një “zhgënjim” apo një “dështim” i saj në SHBA me klipin “Forever Is Over”, që, sipas kronikës në fjalë, nuk përmbushi pritshmëritë e vetë Elvanës në radhë të parë, pasi nuk mori klikimet e mjaftueshme për t’u konsideruar një sukses.
Pas kësaj, u përmend kthimi i saj në Shqipëri me bashkëpunëtorë shqiptarë si një kthim pas në karrierën e saj.