LIBRA ka akuzuar Partinë Demokratike për kopjim lidhur me propozimin për votimin elektronik. Koordinatorja e partisë së re, Matilda Terpollari, ka reaguar pas njoftimit të PD-së që thoshte se do të aplikojë brenda partisë votimin online për përzgjedhjen edeputetëve.
Terpollari shprehet se kjo mënyrë origjinale e PD-së është ofruar më 6 janar nga LIBRA tek anëtarët e saj. Më tej, ajo shpjegon se LIBRA kërkon të çojë në parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm e të lirë nga veset e partive të tjera.
Deklarata e plotë e LIBRA-s:
Partia Demokratike publikoi dje kopjen më të fundit që ajo po i bën gjithmonë e më shpesh LIBRA-s. PD na ofroi si një mënyrë të sajën origjinale pikërisht atë proces që LIBRA, ka ofruar në 6 Janar tek anëtarët e saj. LIBRA ka qene e para që propozoi idenë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet me votim online dhe e para Organizatë që deri më sot nuk ka marrë asnjë vendim që nuk është votuar nga anëtarësia e saj. Deputetët e LIBRA do të zgjidhen me votim të hapur publik në anëtarësi dhe kriteri i vetëm që do i skualifikojë është dënimi penal.
Libra kërkon të cojë në parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm dhe të lirë nga veset e partive të tjera që sot po përpiqen të tregojnë me kopje se kanë ndryshuar. Secili prej anëtarëve tanë mund të jetë deputet. LIBRA mendon se parlamentarët e sotëm nuk kanë asgjë më pak se se të gjithë ata që shikojmë cdo të Enjte në TV, një parlament me muskuj dhunë dhe injorancë. Votimin online LIBRA deri tani e ka përdorur për përcaktimin e votës së dy deputëtëve të saj për buxhetin, si dhe për emrin e forumit rinor. Aktualisht anëtarësia e LIBRA po jep po online ide për programin e partisë.
(XH.A/SHUPLAKA)