Vendimi i qeverise për librat falas, flet drejtorja e drejtorisë së arsimit parauniversitar, Zamira Gjini. Ajo ka treguar sesi do të funksionojë skema, dhe sesi do të përfitojnë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt.
Sipas Gjinit nxënësit që do të pajisen me libra falas, janë të detyruar që ti kthejnë mbrapsht ata në fund të vitit, dhe në rast se ndonjë libër do të dëmtohet, ai do të paguhet nga vetë nxënësit.
Gjini: Librat do të jepen falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën, 125 mijë nxënës preken nga ky vendim i qeverisë.
Libra falas do të vijojnë të përfitojnë edhe kategoritë në nevojë. Librat do të shpërndahen nëpër shkolla përpara datës 17 shtator. Librat do të kthehen sërish nga nxënësit, në rast të dëmtimit të tyre, nxënësit do të paguajnë. Janë akorduar 610 milionë lek nga buxheti i shtetit për librat falas.
(E.K/FAXWEB.AL)