Deputeti dhe kryetari i emëruar i LIBRA-së Ben Blushi ka bërë thirrje që të anëtarësohen sa më shumë anëtarë në partinë e tij. Duke njoftuar se anëtarësimi mund të bëhet edhe online Blushi fton të gjithë njerëzit që të bashkohen në rast se besojne te vlerat.
‘’Të nderuar miq!Më pak se dy muaj nga krijimi i LIBRA-S jemi 5145 antarë të rregjistruar vetëm përmes internetit çka e çon numrin e përgjithshëm të antaresisë sonë në më shumë se 10.000.Duke ju falenderuar dua tju them se LIBRA do mbajë zotimin e vet për të luftuar për më shumë barazi,më shume drejtësi dhe më shumë ekuilibër shoqëror.LIBRA është pronë e përbashkët e antarëve të saj.Në dy muaj ajo ka bërë diferencën me partitë e vjetra duke mbrojtur të varfërit,shtresën e mesme në një shoqëri që duhet të garantojë konkurrencen e lirë duke respektuar më të dobtit.Ju nxis të jeni pjesë e LIBRA-s përmes libra.al ku mund te antarësoheni në çdo kohë.Më e bukura nuk ka ardhur ende.E kemi ne në dorë.Urime të gjithëve! Anetaresohu dhe ti tani’’, shkruan Blushi.