Për pjesëmarrjen apo jo të LIBRA-s në zgjedhje vendimi do të merret nesër. Ky ka qenë rezultati i mbledhjes së sotme i konfirmuar nga ana e kreut të KQZ-së Denar Biba.
‘’Të gjithë ju do suprizoheni për mirë me vendimin e KQZ-së për pjesëmarrjen e Partive. Besoni te Komsioni Qendror i Zgjedhjeve pasi do të veprohet sipas ligjit. Është shumë e rëndësishme që askush të mos bëjë rolin e viktimave’’, ka thënë Biba pas mbledhjes së sotme.
Anëtarët e Komisonit të Zgjedhjeve kanë deklaruar se iu duhet më shumë kohë për të marrë vendimin.
Ndërkohë Blushi nga Parlamenti ka theksuar faktin se LIBRA do të marrë pjesë medoemos në zgjedhje pavarësisht udhëzimit që i është dhënë KQZ-së. (E.K/SHUPLAKA)