Partisë së drejtuar nga Ben Blushi i duhen 5.000 firma, të cilat do të mundësojnë regjistrimin në zgjedhje. Vetë Ben Blushi u shpreh se LIBRA do të arrijë të mbledhë më shumë se 10.000 firma nga 5.000 firma që kërkohen.
Ai bëri sot me dije për çadrën e ngritur në qytetin e Vlorës, ku ftoi qytetarët të mbështesin hyrjen e kësaj partie në zgjedhje.
Por duket se kjo çadër nuk ka mundur të qëndrojë gjatë, pasi procesi i mbledhjes së firmave është ndërprerë nga Bashkia e qytetit të Vlorës, që kryesohet nga Dritan Leli.
Përfaqësues të LIBRA-s në këtë qytet u shprehën se heqja e çadrës nuk ka asnjë motiv, për shkak se ngritja e saj ishte arritur në sajë të sigurimit të lejes.
“Kërkesë në KQZ për konstatimin e lejes. Nuk do rreshtim në betejën ligjore tonë ligjore. Kemi filluar mbledhjen e firmave nga të gjithë qytetarët që na mbështesin.”, është shprehur ndër të tjera LIBRA (XH.A/SHUPLAKA)