09:38 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Librat falas, PD i përgjigjet Nikollës: Lër kolltukun dhe shko tako prindërit që presin në rradhë të gjata

12:22 | 30/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nikolla e shënon në CV me iniciale emrin e Universitetit privat ku ka mbaruar masterin, ta ketë harruar? (FOTO)

Prej disa ditësh në shkollat e vendit ka nisur shpërndarja e teksteve. Mirëpo si çdo vit edhe këtë herë prindërit janë përballur me rradhë të gjata, çmime të rritura dhe mungesë tekstesh. Dje në një reagim të tijin Basha propozonte libra falas për të gjithë nxënësit.

Mirëpo pas kritikave nuk ka vonuar as përgjigja e ish-ministres së arsimit Lindita Nikolla ku shprehej se kjo ministri ka qenë nën drejtimin e ministres teknike Mirela Karabina.

Sakaq në një reagim të sotshëm Partia Demokratike i kujton Nikollës faktin se tekstet e reja shkollore janë miratuar në periudhën kur ajo ka qenë në krye të arsimit.

DEKLARATA E PLOTË E PD-së:

Partia Demokratike ka përcjellë këto ditë shqetësimin e mijëra familjeve, veçanërisht atyre me të ardhura të pakta, për çmimet e rritura të teksteve shkollore të arsimit të detyrueshëm dhe sistemin klientelist të shpërndarjes së tyre.

Përgjigjja e Ministres së Arsimit Nikolla për këtë shqetësim ishte jo vetëm arrogante, por edhe dëshmi e injorancës së saj mbi përgjegjësinë e detyrës që ushtron.

Të gjitha procedurat e hartimit, shpërndarjes dhe vendosjes së çmimit për tekstet shkollore edhe këtë vit si çdo vit tjetër janë kryer nga Ministrja Nikolla.

Për shkak të indiferencës së saj ndaj interesit publik e paaftësisë së saj dhe stafit të saj, të gjitha këto procedura janë bërë me vonesë dhe në mënyrë amatore, çfarë ka sjellë mungesë tekstesh, sistem klientelist shpërndarjeje me pak pika, çmime të rritura, dhe në shumë raste tekste me cilësi të dobët.

Qëndrimi ynë për këtë çështje është i thjeshtë: prioriteti i qeverisë duhet të jetë mbështetja e arsimit fillor, duke ofruar falas tekstet shkollore. Qëndrimi i ministres dhe shefit të saj ka qënë po ashtu i qartë: prioriteti kanë qënë rindërtimi i fasadës së ministrisë dhe blerja e kolltuqeve luksoze për zyra, për të cilat kanë harxhuar miliona euro.

Nëse, siç shprehet, Ministrja është e gatshme të përmirësohet, le ta fillojë reflektimin duke lënë kolltukun e zyrës për të takuar prindërit. I gjen ata në rradhët e gjatë, në mes të vapës, duke harxhuar kursimet e mbledhura me mund për diçka që duhet të ishte falas.

E ardhmja e vendit kërkon që qeveria të ketë prioritet librin dhe jo kolltukun. Hapi i parë për këtë gjë është propozimi ynë për tekste falas për të gjithë fëmijët në arsimin e detyrueshëm.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: cmimet e libravedeklaratalindita nikollaministria e arsimitNikolla
Pas

Përmbytjet në Hjuston, ambasadorja në SHBA: 20 familje shqiptare janë prekur, janë pa shtëpi, pa makina

Para

Goditjet në tru, shenjat paralajmëruese që duhet t’iu vendosin në ALARM

Para
Goditjet në tru, shenjat paralajmëruese që duhet t’iu vendosin në ALARM

Goditjet në tru, shenjat paralajmëruese që duhet t'iu vendosin në ALARM

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.