01:22 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Libri i Dr.Çilit dhe i vonuari i vërtetë

08:20 | 24/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Libri i Dr.Çilit dhe i vonuari i vërtetë

Nga Arbër Zaimi

Shoh në lajme se Dr. Henri Çili paska nxjerrë një libër sot, ku lëvdon Ramën si “reformist” dhe akuzon kritikuesit e Ramës si “kundërreformistë” (kaq është kapaciteti i metaforës historike ëeberiane të Dr. Çilit).

Rama – thotë Dr. Çili – erdhi në pushtet në 2013 me një program populist regresiv e të majtë, por befasisht në qeverisjen e tij ai u tregua “third-ëay” dhe lejoi të qeverisin “vlerat liberale”.

Dr. Henri Çili këtu më në fund pajtohet me mua, që kam thënë gjithnjë se Edi Rama është neoliberali më efikas që ka Shqipëria, dhe pjesë e efikasitetit të tij është edhe fakti se ndërkohë që “reformon” si djathtist, përsërit si debil klishenë “se ne jemi të majtë”.

Të njëjtën gjë bëjnë marionetat e Ramës.

Fakti që Dr. Çili autor librash dhe pedagog e kuptoi këtë gjë kaq vonë tregon se i vonuari i vërtetë në këtë mesele është Dr. Çili.

Nga ana tjetër Z. Çili, biznesmen e pronar këtë punë e ka kuptuar qëmoti, kur bashkë me biznesmenë të tjerë, si psh. Z. Frangaj, Z. Mane etj. e “harruan” PD-në dhe shkuan te PS-ja.

Nuk iu desh të bënin asnjë kapërcim ylberi, sepse ylberin vetë e kish kapërcyer PS-ja që e uli kokën gjithë qejf në prehrin e tyre.

Rama nuk ndikohet nga Dr. Çili ideollog neoliberal, sepse Dr. Çilin ideollog neoliberal nuk e dëgjon as Z. Çili biznesmen oportunist me synime oligopoliste.

Rama e të tijtë ndikohen prej, madje punojnë vetëm për oligarkët ndërtimtarë, të cilëve përveçse ua hap sferën publike që të investojnë e të fitojnë privatisht (përmes PPP-ve si maskë për privatizimin dhe banalizimin e hapësirës publike), duke favorizuar arsimin dhe mjekësinë private – u mundëson dhe hapje të vazhdueshme të mundësive për ndërtim, në formën e tenderimit, koncesionimit dhe lejes private.

Ndërtim në qytete, rrugë e bregdet.

Kaq është “ekonomia” liberale e Ramës, PPP, arsim e mjekësi private dhe investim ndërtimor i quajtur rrejshëm infrastrukturë, urbanizëm apo projekt turistik.

Dr. Çili nuk ia dikton rrugën Ramës, ai vetëm konstaton me kënaqësi, ndërkohë që Z. Çili fërkon duart. Rruga e Ramës është e lehtë, atë nuk ka kush ta pengojë.

Rrofshin reformat (neo)liberale, rroftë majtizmi sa për sy e faqe, rroftë rehatia. Të hapen tregjet! Vivan las cadenas!

Arbër Zaimi

Etiketa: arber zaimihenri cililibri
Pas

E rrallë por ndodh, në sheshin “Skënderbej” Shkëlzen Doli i bie violinës kundrejt biletës, milionat që fitoi sot

Para

Është apo nuk është gey? Përgjigjja e Zogut të Tiranës do iu habisë të gjithëve

Para
Është apo nuk është gey? Përgjigjja e Zogut të Tiranës do iu habisë të gjithëve

Është apo nuk është gey? Përgjigjja e Zogut të Tiranës do iu habisë të gjithëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.