19:24 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Libri që nxiti DEBAT, a duhet që fëmijët e klasave të treta të mësojnë për penisin dhe vaginën?

13:30 | 22/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Libri që nxiti DEBAT, a duhet që fëmijët e klasave të treta të mësojnë për penisin dhe vaginën?

Ditën e djeshme një libër i klasave të treta ‘’Libri i dijes” që iu ishte dhënë nxënësve të në shkollën ‘’Kongresi i Manastirit” në Yzberisht ka hapur mjaft debat. Kjo për shkak se brenda faqeve të librit në një kapitull të tij flitet dhe për mënyrën e lindjes së fëmijëve, duke përmendur dhe fjalët, penis, vaginë apo penetrim.

Sigurisht që prindërit të ndeshur me këto terma që pa frikë mund të quhen tabu në vendin tonë, kanë ngritur zërin dhe në disa raste edhe nuk ua kanë blerë fëmijëve librat. Pasi theksojmë që dhe kostot e blerjes së tij ishin relativisht të larta (10 mijë lekë).

Nga ana tjetër ka një tjetër grupim që thonë se fëmijët duhet të marrin informacione edhe ndaj organeve dhe procesit të riprodhimit, në mënyrë që të jenë më të përgatitur për atë ç’ka i pret.

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Byzyku deklaron se do të marrë shpjegime dhe më pas do të ketë përgjigje. Ndërsa sesa i përshtatshëm është teksti, sipas saj, duhet pyetur një psikologe. Emisioni ”STOP” bisedoi me psikologen Aurela Agalliu, e cila thotë se të tillë terma e në këtë moshë i dëmtojnë fëmijët.

Gazetarja – Kur është futur ky libër në shkollën tuaj?

Drejtoresha – Tashi nëndrejtoresha e ciklit të ulët, që meret me zyshat e ciklit të ulët, në ndihmë të kurrikulës në shkollë, mund të futen edhe pjesë të tjera dhe libra të tjerë, të cilët janë gjithmonë në shërbim të kurrikulës. Pjesa e riprodhimit fillon që në klasë të 5-të në kurrikulë.

Gazetarja – Keni qenë në dijeni të një kapitulli të tillë në këtë libër? Apo s’është se … ?

Drejtoresha – Tani unë vetë… faqe më faqe e kam shfletuar, por ndoshta kjo më ka … më ka … Nëndrejtoresha e ciklit të ulët sëbashku me gjithë grupin e mësuesve të ciklit të ulët e kanë parë të udhës që në një panair, të zhvilluar për ‘Librin e Dijes’, të futet në ndihmë të kurrikulës. Ka qenë një libër në ofertë, pra nuk është dhënë me këtë lloj çmimi.

Gazetarja – Mos është pak herët dhënia e një informacioni në mënyrë kaq të detajuar për organin gjenital të femrës, për …

Drejtoresha – Po fëmija do rritet …

Gazetarja – Fëmija do rritet, por kurrikula e thotë në klasë të 5-të, ju e keni futur në klasë të 3-të?

Drejtoresha – Po fëmija do rritet …

As Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Bylyku nuk është në dijeni të përmbatjes së këtij libri, por ndryshe nga drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit” mendon se nuk është i përshtatshëm për atë grup moshë nxënësish.

“Nuk është libër mësimor. Do ngre një grup pune për të parë sesi ka hyrë ky libër në atë shkollë. Se ndoshta nuk është kështu siç pretendoni ju.”

Drejtoresha Bylyku shton gjithashtu se për përmbajtjen e librit duhet të konsultohet me një psikologe, pasi ajo vetë nuk është eksperte tekstesh.

Aurela Agalliu, psikologe, shprehet se informacioni që gjendet te “Libri i Dijes” nuk është në përputhshmëri me moshën, pasi nuk është i filtruar, çka i dëmton fëmijët e moshës 9 – 10 vjeç.

“Dëshira që këto informacione të jenë reale, të prekshme nga fëmijët për t’i shkuar më tej me kureshtjen e tyre, i dëmton dhe nuk i zhvillon aspak. Konkretisht ky informacion në një moshë 9 – 10 vjeçare e nxit fëmijën dhe i krijon një botë të rrituri brenda botës së tij fëminore.”

Sigurisht që tema të tilla në vendin tonë shkaktojnë përherë debat, pasi edukata seksuale është një term mjaft i vonë jo vetëm në institucionet e arsimit por edhe në familje.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: femijetlibrilibri i dijesnxenesit
Pas

Plagosi policin me thikë në Bathore, arrestohet 20-vjeçari

Para

Jo më kot keni pasur ftohtë këtë mëngjes! Bie bora e parë në vendin tonë

Para
Jo më kot keni pasur ftohtë këtë mëngjes! Bie bora e parë në vendin tonë

Jo më kot keni pasur ftohtë këtë mëngjes! Bie bora e parë në vendin tonë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet ajrore izraelite në Liban, mes të vrarëve! Reagon Shtëpia e Bardhë: Vdekja e tij është një tragjedi

“U përpoqa ta shpëtoja Iranin”/ Trump: Nuk jam i sigurt nëse bisedimet do të mbahen…

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët

Iran, ngrihet flamuri i kuq në xhaminë kryesore. Sinjal për hakmarrje pas sulmeve të Izraelit

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

Anulohen të gjitha fluturimet nga Izraeli në Shqipëri, Tel Avivi sugjeron 5 masa emergjente

Precizion i lartë dhe sulm i sofistikuar! Komandantët iranianë u vranë teksa flinin në krevat, në dhomën e gjumit!

Shtyhet konferenca e OKB-së për Francën dhe Arabinë Saudite, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

Izraeli nis një seri të re sulmesh mbi Iran: Po godasim lançuesit e raketave dhe infrastrukturën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.