20:41 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Liderët e NATO-s mblidhen në Madrid, ja temat e “nxehta” që pritet të diskutohen

10:28 | 28/06/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Liderët e NATO-s mblidhen në Madrid, ja temat e “nxehta” që pritet të diskutohen

Liderët e NATO-s do të mblidhen të martën në Madrid, në atë që konsiderohet të jetë një prej samiteve më të rëndësishme të aleancës perëndimore në vitet e fundit, pas sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më 27 qershor se në samitin treditor, do të arrihet pajtueshmëri për një paketë të re të ndihmës për Ukrainën në fushën e komunikimeve, sistemeve anti-dronë dhe naftës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të flasë para liderëve të NATO-s dhe aleatëve të saj, përmes video-linkut.

Edhe bllokada e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në këtë aleancë, është pikë e nxehtë diskutimi.

Stoltenberg pritet të takojë liderët e tri shteteve para nisjes së samitit.

Uniteti i proklamuar i NATO-s është duke u testuar, pasi Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, pas Shteteve të Bashkuara, është duke kërkuar garanci nga Finlanda dhe Suedia, sa u përket grupeve kurde që Ankaraja i konsideron terroriste.

Në samit pritet të ndryshojnë edhe qëndrimet zyrtare për Rusinë, pasi prej vitit 2020, aleanca e sheh Moskën si partnere strategjike.

“Kjo gjë nuk do jetë kështu në konceptin strategjik për të cilin do të pajtohemi në Madrid”, ka thënë Stoltenberg.

“Pres që aleatët ta shohin qartë që Rusia përbën kërcënim të drejtpërdrejtë në sigurinë tonë, vlerat tona dhe rregullin ndërkombëtar të bazuar në ligj”.

Në këtë samit, i cili hapet me një darkë pune më 28 qershor, do të marrin pjesë edhe liderë të shteteve që nuk janë pjesë e NATO-s, përfshirë liderët e Koresë Jugore dhe Japonisë, në cilësinë e vëzhguesve. REL

Etiketa: natotemat e nxehta
Pas

Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, vijon situata “alarmante” në Kukës/ Qindra qytetarë në spital

Para

VIDEO/ Policia “me dorë të hekurt” ndaj shoferëve, gjoba e pezullim patentash! Arrestohen 15 persona në pak orë…

Para
VIDEO/ Policia “me dorë të hekurt” ndaj shoferëve, gjoba e pezullim patentash! Arrestohen 15 persona në pak orë…

VIDEO/ Policia "me dorë të hekurt" ndaj shoferëve, gjoba e pezullim patentash! Arrestohen 15 persona në pak orë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

Dy sulmues për të ngacmuar portën e Serbisë? Sylvinho mban “sekret” formacionin: Nesër do njiheni me…

Një ditë para sfidës me Serbinë, Sylvinho: Shpresojnë të dhurojmë një ndeshje të bukur, ndeshemi për tre pikët

“Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë, flas vetëm për çështjet e fushës

Ndeshja kundër Serbisë në Tiranë, trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti dalin para mediave: Ta kemi fokusin te vetja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.