Kujtim Gjuzi ka folur për disa minuta në emisionin “Të Pakespozuarit”, për arsyet përse ka vendosur të pranojë mandatin e deputetit. Ai tha është konsultuar me ndërkombëtarët dhe se është mik i Amerikës, për shkak se mban një orë “Atlantic”.
Ndërsa Gjuzi fliste për “opozitën e re” që po ndërtohet me miratimin e Edi Ramës, mes të ftuarve në studio kishte shpesh të qeshura, ndër to edhe analisti Andi Bushati.
I acaruar, Gjuzi, iu drejtua Bushatit, “Bushat kujdes! Të fus golin si Bashkim Finos”, gjë që ka shtuar të qeshurat mes të ftuarve.
I pyetur më tej, për akuzat ndaj tij si borxhli ndaj njerëzve, dhe se i kanë mbajtur celularin për shkak të borxhit, Gjuzi i mohoi keto: “Numri i celularit tim është 0692079… “, sqaroi Gjuzi.
‘’Unë do të iki në këmbë deri në qendër, nëse ka njeri borxhe të më dalë rrugës”, tha më tej Gjuzi.
“Parlamenti nuk mund të lihet bosh, është gjakosur parlameti por ka vijuar të funksionojë. Unë ju kam certifikuar gazetarit tuaj, sms-të që kam, mund t’ju nxjerr dokumentat e komunikimit. Ka thënë një ish ministër, që Gjuzi nuk ka telefon se ka borxhe. Kam komunikim me ambasadën britanike në Tiranë. Kam sms me këshilltarin më të lartë të OSBE. Jam mik i Ambasadës amerikane jam edhe mik i amerikës se mbaj orën Atlantic”, u shpreh Gjuzi.
(E.K/FAXWEB.AL)