Ish-kryeministri Fatos Nano u pyet nga gazeari Blendi Fevziu në Opinoni se a ndihet vetëm në zyrë një kryeministër, ai shprehet se në momente të vështira gjithmonë je vetëm. Nano tregon një fragment nga trazirat e ’98 ku u braktis nga ministri i brendshëm asokohe Neritan Ceka dhe përpjekjet me Ndre Legisin për të mbajtur shtetin derisa të bëhej ndërhyrja e FNSH në burgun e Tiranës.
“Kryeministri ka barrë dhe peshën e goditjes së fundit. Askush nuk e ka përgjegjësinë e liderit në momentin duhet të përfillësh edhe të tjerët. Praktikisht kaq qenë kryeministër deri në 2005 që do të thotë 2-3 herë të thera nuk kam shpalosur programe sepse ishte kohë emergjence, kishte konflikte nga palët politik mua me duhej të ndiqja situatën.
Po komunikoja me Ndre Legisin për situatën në Shkodër dhe ishte e nevojshme të prisnim Forcat e FNSH-së të cilat po vinin nga Shkodra donon 2 orë pasi në ishin specialistët që e njihnin burgun dinin të hynin nga sipër. Në një moment gjatë bisedës me sekretarin e shtetit Ndre Legisi me thotë se Neritani iku, ministri si iku? Iku se shteti ra më tha.
Dhe iku vërtet, iu në shtëpi, unë vazhdova me Ndrkën dhe me ndihmën e radio Kohës së Arian Çanit bëmë një fushatë diversioni pozitivë në mesin e të rebeluarëve dhe i ndamë shapin nga sheqeri. Arritëm ta kontrollonim derisa u kthyen FNSH nga Shkodra dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit më merr ministri, Neritani dhe më thotë e zgjidhëm ne situatën nënqesh… ja me raste të tilla mbetesh vetëm sepse niveli i përgjegjësisë që i takon kryeministrit nuk e merr askush tjetër”- tha Nano.