Tregtarët Ambulantë në Durrës dolën në protestë të shqetësuar për mënyrën se si policia i ka trajtuar gjatë kryerjes së aktivitetit të tyre.
Në deklaratë për median ata shprehen të indinjuar dhe se aktiviteti i tyre tregtar do të vazhdojë edhe nëse situata nuk ndryshon pasi është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën.
Një nga ambulantët tha se policia e ka kërcënuar se do e fusin në burg vetëm se ai po shiste fruta me një arkë para pallatit.
“Unë këtu me litar në qafe duke shitur edhe vjen polici e me thotë do të fus në burg sepse nuk te lejohet të shesësh.
Policia po na gjuan sikur ne jemi kriminelë, unë spo shes drogë,po shes banane.
Skam as dyçan as asgjë, me litar në qafë është turp kjo sjellje e tyre ndaj nesh.”
Ambulantë të tjerë u shprehën se jetojnë në banesa sociale dhe se cfarë fitojnë nga kjo punë ja japin bashkisë.
“Jemi në banesa sociale edhe paguajmë lekët, unë punoj gjithë ditën edhe lekët ja jap bashkisë.
Duhet të paktën të na sigurojë një page ditore nëse nuk na lejon të shesim sepse unë duhet të ha bukë.”
Të pyetur nga gazetarja e Fax News se prej sa kohësh punojnë në të zezë ambulantët u përgjigjën duke thënë se kanë gjithë jetën që e bëjnë këtë punë.
“Në këtë vend nuk është e keqja vetem te ne, ne jemi e keqja më e vogël kur shikon gjithë atë krim e korrupsion e këta vijnë e kapen me ne.
Policia edhe na ka dhunuar, ne jemi të sëmurë e dalim bëjmë këtë punë se të ishte ndryshe do punonim ndonjë punë më të vështirë.
Sot të thotë vazhdo punën pastaj vjen e të mbyll brenda si kriminel, më mirë të shesim drogë e ta bëjmë burgun tamam.
Ne punojmë për lekët e qerasë të banesës sociale, në gjithë botën ambulantët shesin, ne jemi gjys robi sjemi të aftë për punë.”
(E.D)