Një histori e veçantë është rrëfyer sot në emisionin “Aldo Morning Show”. Vetëm disa ditë më parë Jona nga Tirana u lidh përmes këtij emisioni me Adin.
Por historia nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar. Ajo tregon “live” në emision se pasa shkëmbyen numrat e telefonit i kishte kërkuar Adit të shkëmbenin fotografi përmes ‘Viber’ ose ‘Whatsapp’ dhe ai i ishte përgjigjur se kishte vetëm “Facebook”.
Jona tregon se kur pa foton kuptoi se ai ishte komshiu i gjyshit të saj dhe jetonte në fshatrat e Kurbinit dhe jo në Tiranë dhe se kishte gënjyer se kishte kryer studimet në Itali. Sipas saj ai ishte i martuar dhe kishte një djalë.
“Në emisionin tuaj doli një djalë, u paraqit me emrin, Adi, vinte nga Italia, ishte me studime të larta, ishte 30 vjeç etj. Mua më tërhoqi biseda e tij dhe të kontaktova ty. U lidha me të dhe i thash mund të ndërrojmë foto në ‘Viber’ ose ‘Whats app’, më tha nuk kam, kam vetëm “Facebook”, kur e pashë ishte komshiu i gjyshit me fëmijë. I thash të lutem mund të takohemi, më tha jam me pushime me prindërit. Ai ishte nga fshatrat e Kurbinit. Unë kam përkëdhelur djalin e tij, e ka emrin Joni. I thash a do dalim të takohemi nesër se kam edhe një kërkesë tjetër për fejesë, ku më tha? Dhe unë i thash emrin e dajës tim në Kurbin që është komshi e të dhe ai nuk mori më në telefon” tregon Jona në emision. (J.V/Shuplaka)
http://tvklan.al/video-u-lidh-me-adin-ne-aldo-morning-show-flet-jona-eshte-komshiu-i-gjyshit-i-martuar-dhe-me-femije/