03:05 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lidhja Demokratike e Gruas: Qeveria përgjegjëse për situatën, po rriten krimet brenda familjes

17:37 | 06/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë
0
Lidhja Demokratike e Gruas: Qeveria përgjegjëse për situatën, po rriten krimet brenda familjes

Vrasjet brenda familjes kanë tronditur opinionin publik. Gratë demokrate e shohin të lidhur këtë dramë me pasojat e varfërisë së tejskajshme, papunësisë dhe depresionit që po përjeton shoqëria shqiptare vitet e fundit.

Në një takim të mbajtur në Shkodër, deputetja Albana Vokshi bëri përgjegjëse qeverinë për gjendjen e krijuar.

“Eshtë një rritje e tmerrshme e nivelit të dhunës në Shqipëri. Varfëria e tejskajsshme është një prej arsyeve të kësaj dhune. Kjo qeveri e ka rritur nivelin e varfërisë nga 12.5% sa ishte në 2013, në 50%. Dhe këto statistika pasqyrohen në raportin e Bankës Botërore. Shteti ka për detyrë të sigurojë dhe mbrojë jetën e qyyetarëve të saj, jetën e grave, burrave dhe familjes. Ministri ka larë duart duke thënë që nuk ka përgjegjesi. Hallkat e mekanizmit të mbrojtjes për gratëdhe fëmijët nuk funksionon dhe Rama është pergjegjës. Në një vit, 7 gra janë vrarë prej dhunës në familje, 5 prej tyre me urdhër mbrojtje. Si nënë jam shumë e revoltuar sepse nuk kemi mbrojtje për  fëmijët. Janë regjistruar më shumë se 3 mije raste dhune në 3 muajt e fundi të 2015, 80% e saj vjen prej varfërisë. Eshtë rritur dhuna ndaj fëmijëve. Kam një apel për gratë. Të reagojmë jo për partitë politike, por për sigurinë e familjeve tona”, tha Vokshi.

Ajo theksoi se shumë gra dhe vajza kanë kerkuar azil për shkak të këtij depresioni dhe varfërie që po jeton sot shoqëria shqiptare.

“Vitet e fundit është rritur prezanca e dhunës, prej rritjet së depresionit nga ekonomia, mungesa e sigurisë. Në Bashkinë Shkodër janë rreth 47 raste ekstreme të grave dhe të rejave që janë trajtuar në sistemin e referencës, ndërkohë sistemi nuk funksionon. Në Shkodër varfëria është shumë e madhe, 571 gra marrin ndihmë ekonomike”, tha Ademi.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë në bashkëpunim me Kondrad Adenauer Stiftung do të organizojnë në të gjithë Shqipërinë takime me gratë dhe vajzat me qëllim përfaqësimin e gruas në politikë.

Etiketa: ademidhunafamiljagratekrimiLidhja Demokrate e Gruasvokshi
Pas

Çmimi i biletave, PD: Veliaj ka marrë 6 milion dollarë nga xhepat e qytetarëve

Para

Renzi takim kokë me kokë me presidentin Mattarella, dorëheqja shtyhet pas miratimit të buxhetit

Para
Itali, presidenti “ngrin” dorëheqjen e Renzit

Renzi takim kokë me kokë me presidentin Mattarella, dorëheqja shtyhet pas miratimit të buxhetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.