Kohët e fundit është përfolur se Brad Pitt është në një lidhje me aktoren Kate Hudson. Por deri më tani asnjë prej artistëve ende nuk ka folur publikisht për një gjë të tillë. Është vëllai i Hudson ai që vendosi më në fund të shprehet për këtë çështje. Duke u tallur keqazi me këto thashetheme, Oliver Hudson shkroi se Pitt jeton në shtëpinë e tij tashmë dhe po i nxin jetën.
“Është një makth. Ai është i rrëmujshëm si dreqi. Pi nga shishja dhe e lë derën hapur kur kryen nevojat personale. Mamaja ime po iriton haptzi me të! Ajo po vesh disa pizhama të vogla nate nëpër shtëpi tani, vetëm se gjithë ditën! Ndërsa babai thjesht vazhdon të thotë: ‘Në rregull! Është Brad Pitt”, tha vëllai i Hudson.Ky koment në rrjetet sociale përforcon akoma dhe më shumë idenë se lidhja midis Pitt dhe Hundson mund të jetë e vërtetë.
Megjithatë, zërat se mes dy aktorëve se mund të ketë diçka vijojnë. Madje thuhet se ka qenë pikërisht ylli i “How to lose a guy in 10 days” që ka ndërhyrë mes Pitt dhe Angelona Jolie, duke u bërë shkaktare për prishjen e martesës së tyre. (J.V/Shuplaka)