14:19 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lidhja që s’e dinim, çfarë e bashkon Rajmona Bulkun me të ëmën e Armina Mevlanit

07:43 | 08/12/2017
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lidhja që s’e dinim, çfarë e bashkon Rajmona Bulkun me të ëmën e Armina Mevlanit

Një jetë mes kinemasë dhe teatrit ka bërë që edhe miqtë të jenë të shumtë për aktoren e njohur Rajmonda Bulku, por janë të paktë ata që janë të ngushtë, siç është edhe Mimoza Mevlani, e ëma e Armina Mevlanit.

Moza, një prej mikeshave më të ngushta të Bulkut, ka surprizuar sot aktoren përmes një videomesazhi në “Rudina”, ku Rajmonda ishte e ftuar.

Pasi tha se miqtë e rrethit të ngushtë janë të paktë, Rajmonda pranoi se zakonisht, ata me të cilët mund të ndash gjithçka janë përgjithësisht jashtë profesionit.

Ende pa e parë mesazhin e mikeshës së saj të ngushtë, Bulku tha se Mevlani është për të më shumë sesa mikeshë, madje shpeshherë ato e quajnë njëra-tjetrën motra: “Unë, përgjithësisht jam tip i qetë dhe jokonfliktuale dhe kam shumë miq. Mimoza Mevlani për mua nuk është mikeshë, është më shumë sesa mikeshë”,- tha Bulku duke kujtuar se me Mozën është lidhur më shumë pasi ajo u bë pjesë e artit, kur ishte balerinë e ishte pjesë e trupës artistike, shkruan Revista Class.

Si fillim, Rajmonda tha se ajo kishte qenë shoqe e ngushtë me motrën e Mimozës, por sapo ato të dyja u bënë kolege, nuk u ndanë më asnjëherë.  

Ndërkohë Mevlani uroi aktoren për premierën në teatër duke e quajtur mikeshë që nuk do donte ta ndante me dikë tjetër. “Monda të përshëndes, jam tek vendi ku ne ndajmë kafet e mëngjesit, bisedat tona. Tek ty kam gjetur jo vetëm njeriun e dashur por edhe një mikeshë që nuk do ta ndaja me dikë tjetër. Unë gjej momentin për të të uruar suksesin e radhës në teatër”,- tha Mevlani.

 

Etiketa: armina mevlanilidhjerajmonda bulku
Pas

Armir Shkurti në ”Fax News”: Pse përmbytjet i erdhën në ndihmë oligarkëve, u përdor për PR

Para

Nuk protestohet, si u shndërrua në ditë feste 8 Dhjetori

Para
Nuk protestohet, si u shndërrua në ditë feste 8 Dhjetori

Nuk protestohet, si u shndërrua në ditë feste 8 Dhjetori

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE synon ulje 90% të gazrave serrë deri në 2040

Rama kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë! Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama nga Cërriku: Duhet të kemi një sipërmarrje rurale të fuqishme! Pushteti vendor të jetë pika e parë mbështetëse

Zhvillimi rural dhe anëtarësimi në BE, Rama bashkëbisedim me fermerët: Duhet të ndryshojmë qasje dhe të ndërtojmë një plan me modelet e duhura

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahu, ish-gjyqtarja e lidhur me grupin e Suel Çelës mbetet në burg

U arrestua në Francë, ekstradohet Paul Deda, ish shoqëruesi i Saimir Tahirit

Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit! Rama publikon pamjet: Veprat mundësojnë ujitjen e mbi 8,000 hektarë tokë bujqësore

Abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, gjykata lë në burg 36-vjeçarin nga Fieri

Rinumërimi për Durrësin, kandidati i PD-së Aulon Kalaja paralajmëron protesta kundër KAS

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet në mënyrë dramatike. Mbi 45 përqind e qytetarëve janë larguar në 10 vite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.