OSHE- Durrës së bashku me oficerët e policisë gjyqësore dhe uniformat blu të qytetit të Durrësit kanë ndërmarrë një aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme pas analizës së bërë ku janë konstatuar humbje në rrjet, raporton “Fax News”.
Zonat në të cilat është ndërmarrë ky aksion janë Lagji nr.17, Lagjia nr.6, në periferi në zonën e ish-kënetës e njohur si Durrësi i Ri, në zonën e plazhit dhe të Shkozetit. Deri tani janë arrestuar dy persona për lidhje të paligjshme, ndërkohë priten dhe arrestime të tjera. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post