09:33 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lidhjet e politikës me krimin, Abilekaj: Rast i panumërt i njerëzve që bashkëpunojnë me qeverinë (Video)

14:40 | 19/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lidhjet e politikës me krimin, Abilekaj: Rast i panumërt i njerëzve që bashkëpunojnë me qeverinë (Video)

Policia ka vënë në pranga mbremjen që lamë pas shqiptarin Edmond Bego, 48-vjeç. Shqiptari i shumëkërkuar është vënë në pranga nga policia e Igumenicës ndërkohë që po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqiopëri.

Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz.

Edmond Bego rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik kokaine dhe heroine.

Pas arrestimit të tij ka pasur një sër reagimesh ditën e stome nga gazetari Flamur Vezaj dhe Basir Çollakusi dhe Partia Demokratike, duke folur për lidhjen e Begos me politikën shqiptare dhe se si ka arritur të mbizotrojë kaq kohë i pa prekur.

Në studion e Fax News ka qenë i ftuar ditën e sotme gazetari  Enton Abilekaj, i cili ka folur për këtë rast, por dhe shumë të tjera, kur poltika ka preferuar të bëjë ‘mburojën’ e njerëzve të drogës dhe krimit në shumë vende të botës.

Referuar dokumneteve që gazetarët kanë publikuar në lidhje me aktivitetet që ushtronte prej vitesh Bego në Shqipëri, Abilekaj tha se bizneset e tij gjatë kohës që mazhoranca ka qenë socilaiste prej 2013 e këtej janë zhvilluar.

“Kemi një biznes në industrinë e minerareve, është zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë, dhe është përhapur shumë, ndërkohë ka qenë i dënuar në Itali dhe ka pasur njoftim për dënimin e tij. Këtu është rimar dënimi është rishyrtuar, sepse ka një marrëveshje për njohjen e dënimeve penale mes Shqipërisë dhe Italisë. Dhe është gjykuar që nuk duhet të dënohej 11 vite sa është dënuar në Itali, por duhet të dënohej 4 vite e gjysmë në Shqipëri.

Dhe më pas është rikthyer në jetën normale, duke qenë një biznesmen me ndihmë poiltike. Është rast i panumërt i kriminelëve, me dosje penale të cilët bashkëpunojnë me këtë mazhorancë. Nuk është e para mazhorancë, apo Edi Rama me ‘Rilindjen’ që ka lidhur nisjet me krimin dhe futjen e tyre në biznese. Nuk është i pari! Por krijimi i një sistemi të tillë është hera e parë që nodhë në Shqipëri.

Pas goditijes së deputetit Strazimiri në paralment në 2015 u miratua ligji për dekriminalizimin, duke krijuar precedentin e parë në historinë e Shqipërisë ku me ligj ndaloheshin kriminelët të hynin në Pralament. Dhe pas miratimit të ligjit shumë deputet të mazhorancës e humbën mandatin.

Ka ende kryetar bashkishë të emëruar të kandiduar nga Edi Rama që kanë fituar zgjedhjet të cilët kanë dosje kriminale. Pra kemi të bëjmë me një poltikë të qartë të bashkëpunimit, e cila shkrihet me krimin, duke e lënë në punën e vetë dhe duke bashkëpunuar herë pas here”, është shprehur gazetari Abilekaj.

(E.V/Faxweb.al)

 

 

 

 

 

 

Pas

E “frikshme” por e vërtetë: Në 2030 gjysma e popullsisë do të kenë syze!

Para

E fundit/ Përfshihet nga flakët kati parë i Gjykatës së Lartë në Tiranë

Para
E fundit/ Përfshihet nga flakët kati parë i Gjykatës së Lartë në Tiranë

E fundit/ Përfshihet nga flakët kati parë i Gjykatës së Lartë në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

Tiranë/Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë, një tjetër në kërkim

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria merr 173 pikë nga publiku!

Tiranë/ Plagoset me armë 28-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, autori arratiset pas krimit, Policia vihet në kërkim të tij! U qëllua në këmbë, të panjohura shkaqet (EMRI)

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.