Napoli i Elseid Hysajt ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të kompeticionit pasi ka fituar 2-0 ndaj francezëve të Nisë.
Golat u shënuan nga Mertens dhe Zhorzhinjo, duke i dhënë një sukses të pastër skuadrës italiane e cila mjafton që të mbrohet në ndeshjen e kthimit për të kaluar turin.
Hysaj ishte titullar gjatë gjithë ndeshjes, ashtu si Valon Ahmedi me Maribor. Ky i fundit u mund në Izrael përballë Hapoel Ber Shevës, por lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në shtëpi falë golit të Tavares.
Olimpiakosit të Hasit iu desh një gol në minutat shtesë i Romaos për t’i dhënë suksesin 2-1 ndaj Rijekës.
(B.H/Shuplaka)