Ish-deputetje demokrate, Jorida Tabaku thotë se korrupsioni është problem kryesor në vend i cili sipas saj ka ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit, në mungesën e zhvillimit ekonomik apo në ikjen masive të të rinjve.
Në një prononcim për Fax News, Tabaku deklaroi se Partia Demokratike ka denoncuar vazhdimisht aferat korruptive me koncesionet por jo vetëm, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat dhe vërejtjet për SPAK.
“Kemi dorëzuar pafund dosje në prokurori, kujtojmë aferën e ilaëeve dhe sot e 5 vite nuk kemi asnjë njoftim se ëfarë ka ndodhur me hetimin e kësaj dosje dhe presim që të hetohet nga SPAK. Kemi bërë padi për inceratorët por as për atë nuk kemi asnjë njoftim. Kemi folur për koncesionet, para se të lidheshin kontratat e kemi denoncuar. Denoncimet kanë qenë në nivele dhe forma të ndryshme, kemi shpresuar që prokuroria ti hetojë ato sikurse kemi shpresuar që SPAK-u ti ketë prioritet. Kemi bërë thirrje edhe SPAK që të fillojë hetimin e këtyre dosjeve. Ne presim që të vazhdojë punë e tij edhe me ëeshtjen e Chekapp-it, sikurse për dosjen e Dibrës, 184 që është një nga dosjet që lidhet edhe me kriteret e BE-së por e paragjykon punën e SPAK pa nisur akoma sepse nuk e pranoi dosjen.
Partia Demokratike nuk mund të bëjë punë e SPAK, ne kemi grumbulluar ëdo provë, i kemi dorëzuar, denoncuar dhe mbetet vetëm të shqyrtohen për të marrë një vendim. Janë kompani të cilat janë krijuar enkas për të marrë një koncesion. Ne kemi prezantuar një paketë ant-mafia dhe të gjitha këto denoncime do të bëhen pjesë e saj, që është punë e Partisë Demokratike që ditën e parë në qeverisje. Nuk ka luftë më të madhe se ajo ndaj korrupsionit që është pengesë kryesore për punësimin, ekonominë, integrimin. Lufta kundër korrupsionit mund të sjellë përmirësime konkrete dhe këtë do ta provojmë që në ditën e parë të qeverisjes. Prandaj po zbrazet Shqipëria sepse një grup njërëzish kanë marrë në dorë gjithëka.
Kemi një buxhet të tërë shteti të shpërdoruar dhe të vjedhur. Deri në sot janë nënshkruar vlera koncesione korruptive deri në 3 miliard euro, dhe gjithë kjo do të jetë në hetim për të parë pjesën korruptive. Një në tre tendera jepet pa garë, jepen koncesione luksi që janë udhëtime, mobilime zyrash. Rreth një milliard euro në këtë vit që lamë pas kanë shkuar për shpenzime luksi që janë të papërballueshme për buxhetin e Shqipërisë”, tha Tabaku.
(F.GJ/FAXWEB.AL)