16:35 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ligji antishpifje dhe shkarkimi i Zylyftar Bregut, reagon AMA: Është një sinjal pasigurie, mazhoranca kërkon të…

15:16 | 10/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkarkimi pas miratimit të paketës antishpifje, Zylyftar Bregu: Ja cili është sebepi

Nënkryetari i AMA-s, Sami Neza ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të anëtarit të këtij institucioni Zylyftar Bregut duke e konsideruar si një përpjekje për të ndryshuar raportet në bordin e këtij institucioni, i vetmi institucion në Shqipëri që sipas tij nuk drejtohej ekskluzivisht nga mazhoranca.

“Anëtarët e AMA-s në shumicë kanë kundërshtuar dhe refuzuar si të paligjshme nisjen e kësaj procedure që në fund të vitit 2018, duke e konsideruar atë si një presion të hapur të mazhorancës parlamentare ndaj një institucioni të pavarur, refuzim për të cilin ishte në dijeni edhe Parlamenti edhe opinioni publik”, shkruan Neza.

Ai vijon më tej duke thënë se nga ana tjetër vendimi i Kuvendit për miratimin e ligjeve antishpifje ndaj mediave online, është një project që sipas tij ngarkon AMA të nxijë faqen me censurimin e mediave të shkruara në internet, “gjë që nuk e ka bërë dhe as mund të bëjë për mediat audioviizve, rregullator i të cilave është. Në mazhorancë bordi i AMA ishte kundër këtij projekti cfarë e bënte nul edhe implementimin e ndryshimeve ligjore që synojnë kontrollin e mediave online”.

Neza e konsideron shkarkimin e anëtarit të AMA-s si një sinljal që tregon se sa në rrezik janë institucionet e pavarura në vend dhe liria e medias.

Reagimi i plotë:

Parlamenti liroi nga detyra anëtarin e AMA-s Zylyftar Bregu në përpjekje për të ndryshuar raportet në bordin e këtij institucioni, i vetmi institucion në Shqipëri që nuk drejtohej ekskluzivisht nga mazhoranca. Procedura e ndjekur për shkarkimin e Bregut është e paligjshme. Ajo mbështetet në akuzën për konflikt interesi për shkak të një kontrate qeraje , realizuar shumë vite me parë, pa asnjë lidhje me aktivitetin audioviziv. Deklarata e pasurisë dhe interesave të Bregut është kontrolluar dhe vlerësuar më herët përmes një kontrolli të thellë nga ILDKPI, ku subjekt i kontrollit ka qenë edhe kontrata e qerasë, përpara se Parlamenti ta rizgjedhte z. Bregu në vitin 2016 në detyrën e anëtarit të AMA.

Anëtarët e AMA-s në shumicë kanë kundërshtuar dhe refuzuar si të paligjshme nisjen e kësaj procedure që në fund të vitit 2018, duke e konsideruar atë si një presion të hapur të mazhorancës parlamentare ndaj një institucioni të pavarur, refuzim për të cilin ishte në dijeni edhe Parlamenti edhe opinioni publik. Vetë Parlamenti e ndërpreu procedurën e shkarkimit duke anuluar një votim në fillim të vitit 2019.

Procedura e ndërprerë në atë periudhë rifilloi nga Kuvendi në mënyrë të papritur në fund të muajit qershor, kjo e lidhur tërësisht me draftimin e ligjit per mediat online nga ana e qeverisë, projekt që ngarkon AMA të nxijë faqen me censurimin e mediave të shkruara në internet, gjë që nuk e ka bërë dhe as mund të bëjë për mediat audioviizve, rregullator i të cilave është. Në mazhorancë bordi i AMA ishte kundër këtij projekti cfarë e bënte nul edhe implementimin e ndryshimeve ligjore që synojnë kontrollin e mediave online.

Shkarkimi i Bregut është një sinjal se sa të pasigurta janë institucionet e pavarura në vend për të ushtruar zbatimin e ligjit, se sa e kërcënuar është liria e medias dhe sa e vështirë është të jesh përballë qeverisë e cila nuk kursen edhe votat e mazhorancës në parlament për të marrë kontrollin e medias.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: LIGJI ANTI SHPIFJEsami nezaZylyftar Bregu
Pas

Mori pjesë në vrasjen e policit dhe plagosjen e 2 të tjerëve në Lazarat, deportohet nga SHBA 22-vjeçari (Emri+Video)

Para

Zgjedhjet e 30 Qershorit, Kryemadhi takohet me Audrey Glover

Para
Zgjedhjet e 30 Qershorit, Kryemadhi takohet me Audrey Glover

Zgjedhjet e 30 Qershorit, Kryemadhi takohet me Audrey Glover

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qeveria falë gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve përgjatë janarit 2015-nëntor 2025

Gjykata e Posaçme ul dënimet për grupin e Lazaratit, pushohet çështja për një nga të akuzuarit

Fitorja ndaj nazizmit, 80 vjet më pas: Trump dhe Putin në kontakt përmes ndërmjetësve

Një përleshje mes shqiptarëve në Itali përfundoi me një viktim, shkak u bë një vajzë

Kryetari i PSD së Doshit në Malësi të Madhe në hetim për blerje votash. GJKKO pranon kërkesën e SPAK për ushtrim kontrolli

Transformimi i aeroportit “Nënë Tereza”/ Rama inspekton punimet, projekti inovativ falë bashkëpunimit me arkitektin Marco Casamonti

“Ushtroni të drejtën tuaj”/ Presidenti Begaj mesazh qytetarëve para heshtjes zgjedhore: 11 maji, test i rëndësishëm pjekurie politike

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! Më 12 maj të mblidhet Këshilli Bashkiak

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

Krimet zgjedhore! Prokuroria bën bilancin: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.