Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në studion e “Ora News”, ku ka komentuar aktualitetin politik, ka komentuar edhe ligjin e plerave të cilin qeveria do që ta sjellë në parlament për ta votuar.
Vasili tha se LSI është e palëkundur në qënrimin e saj kundër këtij ligji dhe se për këtë nuk ka nevojë për komente të gjata. Ai tha se nëse kjo qeveri e miraton këtë ligj do të ishte mëkati më i madh i saj pasi do të ngelet në histori si maxhoranca e mbeturinave.
Sipas tij Shqipëria nuk mun dtë bëhet gropë plerash ku qytetarët e saj do të marrin sëmundje të ndryshme.
“Padiskutim po, jemi kundër, ska nevoje për komente të gjata, i kemi shterruar. Ka qenë një qasje e jona kundër këtij ligji. PS përpoq të na e paraqiste sikur ishte konsultuar me të gjitha grupet duke e vënë LSI-në përballë faktit të krye, por kishte një shqetësim mbarëpopullor. Nuk mund të bëhet shqipëria gropë plerash për ca para të pista dhe të marrim sëmundje të ndryshme. Nëse e miraton ky do të ishte mëkati më i madh i kësaj qeverie, do të mbetej në histori si maxhoranca e mbeturinave”, tha ndër të tjera Vasili. (B.H/Shuplaka)