Historiani Engjëll Gishti i ftuar në Fax News foli për ‘Ligjin e Luftë’ ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Gishti u shpreh se mbajtja në fuqi e ligjit të luftës nga grekët ka një prapavijë tjetër.
Ai është një ligj që ka të bëjë me dy shtetet ndërluftuese. Mbajtja në fuqi e ligjit të luftës nga grekët ka një prapavijë tjetër. Ata nuk kanë hallin se kërcënohet nga Shqipëria, por kanë vendosur disa akte në qeverinë tyre, si psh. sekuetrimi i pronave, mos respektimi i të drejtave të shqiptarëve dhe qëllim asimiluese ndaj popullsisë ortodokse shqiptare.
Sot ky ligj është si një kal i ngordhur, nuk ka vlerë. Ishte mbi efektet e ligjit të luftës, duhet të hiqen efektet e tij. Është një ligj diskreditues për Greqinë. Ne jemi treguar të pafuqishëm dhe përfundojmë në atë që po heqim një ligj lufte. Nuk ka asnjë luftë, mbajtja e tij ka qëllime të tjera. Është fakt që nuk merren as në bisedime, as në trajtimin e këtyre çëhtjeve.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post