Ish-kryeministri i Shqipërsië, Sali Berisha, ka reagur nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, në lidhje me Ligjjin e Magjistraturës, ku sipas tij është ligji i mafies së ardhshme në drejtësi.
Berisha akuzon mazhorancën se ka përdorur rryshfet për të siguruar 84 vota, duke bërë ofreta marramendëse për të blerë deputetët, por dështoi.
Sipas tij miratimi i Ligjit të Magjistraturës, ishte një ligj i bazuar në kriterte e mafies dhe narkoshtetit.
“Ligji, siç faktojnë dokumenta të pakundershtueshme dhe origjinale të publikuara në media, shndërronte shkollën e magjistraturës tashmë shkollë partie në nje aneks të fondacionit Qemal Stafa, i cili në faqen e tij zyrtare ka hapur konkurse për rekrutimin e shërbetoreve besnik të partisë për sistemin e drejtësisë”, shkruan Berisha.
Statusi i plotë:
“Ligji i magjistratures ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise!
Te dashur miq, mazhoranca e droges, blerjes se votes dhe krimit te narkoshtetit deshtoi ne menyre spektakolare ne miratimin e ligjit per shkollen e magjistratures. Ajo perdori joshje e presione, oferta te pista, shuma marramendese te parave te droges dhe krimit per te siguruar 84 votat per kalimin e ligjit te saj, por deshtoi!
Kjo ishte nje fitore e vertet per qytetaret shqiptare, se pari sepse:
– Ky ligj ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise. Te rekrutimi, sipas ketij ligji do behej bazuar ne kriteret e mafies nga celula e kuqe e narkoshtetit ne shkollen e magjistratutes. Lista ishte bere gati me pinjolle te narkofunksionareve, narkogjykatesve, narkoprokurorve dhe krimineleve te tjere te partise siçiliste.
– Ligji, siç faktojne dokumenta te pakundershtueshme dhe origjinale te publikuara ne media, shnderronte shkollen e magjistratures tashme shkolle partie ne nje aneks te fondacionit Qemal Stafa, i cili ne faqen e tij zyrtare ka hapur konkurse per rekrutimin e sherbetoreve besnik te partise per sistemin e drejtesise.
– Per dijeni te lexuesve, mazhoranca e droges, krimit dhe blerjes se votes, ne nje perpjekje te ulet te denje per moralin e vet, perdori kete ligj si leve per te perçare opoziten, por mori deshtimin.
– Ajo, pasi deshtoi me ofertat e pista dhe presioneve banditeske ndaj deputeteve te veçante, ofroi kuota partiake partive opozitare per gjykates dhe prokurore te ardhshem te “pavarur” duke deshmuar edhe nje here se reforma Orwelliane e drejtesise eshte e bazuar kryekeput ne korrupsionin dhe pazaret mafioze te mazhorances se krimit. sb”
(E.V/Faxweb.al)